Folé

Folé for

Bank

Partneriteti që lidh bankat me projektet reale dhe klientët e verifikuar.

Bëhuni pjesë e ekosistemit që po transformon mënyrën e financimit në ndërtim.

Folé krijon një urë bashkëpunimi mes bankave, zhvilluesve dhe blerësve për të lehtësuar procesin e kreditimit dhe për të ofruar produkte financiare të përshtatura për çdo projekt. Me integrimin e bankës suaj në Folé, ju arrini klientë realë, projekte të verifikuara dhe një treg me transparencë të plotë.

Si funksionon partneriteti bankar

Integrim i drejtpërdrejtë në platformë

Çdo projekt i listuar në Folé mund të lidhet me produktet e bankës suaj.
Përdoruesit mund të plotësojnë formularin e kërkesës për kredi që dërgohet automatikisht në sistemin tuaj.

Klientë të filtruar dhe të verifikuar

Folé siguron që çdo aplikim të vijë nga persona realë që kanë zgjedhur një projekt specifik, me të dhëna bazë për analizë paraprake.

Raporte dhe transparencë

Partnerët bankarë kanë akses në të dhëna statistikore mbi kërkesat për kredi, interesin e tregut dhe vlerat mesatare të projekteve sipas zonave.

Bashkëpromovim

Banka juaj shfaqet si partner financiar zyrtar në projektet që mbështet, duke fituar besimin e klientëve dhe dukshmëri të drejtpërdrejtë në faqe.

Përfitimet për bankat partnere

Akses në klientë realë

Arrini përdorues që janë tashmë të interesuar për blerje pronash specifike.

Lidhje me projekte të verifikuara

Bashkëpunoni vetëm me zhvillues që kanë dokumentacion dhe leje të miratuara.

Analiza e tregut në kohë reale

Raporte mbi kërkesën për kredi, interesin e blerësve dhe vlerat e tregut.

Integrim i lehtë teknologjik

SMTP e personalizuar për të marrë dhe menaxhuar kërkesat për kredi nga Folé.

Promovim i markës suaj

Emri i bankës suaj shfaqet në projektet që financoni, si “Financing Partner”.

Siguri në përpunimin e të dhënave

Të gjitha të dhënat e aplikimeve ruhen dhe transmetohen përmes protokolleve të certifikuara (SSL, GDPR compliant).

Si përfitojnë palët nga partneriteti

1

Banka

2

Zhvilluesi

3

Blerësi

  1. Fiton klientë të rinj, vlerëson më shpejt rreziqet dhe ofron produkte të targetuara për çdo projekt.
  2. Shitet më shpejt, sepse blerësit kanë mundësi të qarta financimi përmes bankës suaj partnere.
  3. Aplikohet direkt për kredi brenda projektit që ka zgjedhur — pa ndërlikime, pa formularë të gjatë dhe me përgjigje më të shpejtë.

Bëhu partnerë financiarë ne Folé

Me Folé, bankat nuk janë thjesht ofrues kredish — por pjesë aktive e çdo projekti që ndërtohet dhe financohet me transparencë.

Folé for

People

Folé for

Business

Folé for

Investors

Real Estate

Projects

Products

Companies

Jobs

News

Events

EN

Privacy Policy

Cookies Policy

Terms of Use