Folé

Privacy Policy

Përditësuar më: 05.01.2026

Mirë se vini në Folé.

Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Kjo politikë shpjegon se si ne mbledhim, përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale gjatë përdorimit të platformës.

1. Kush jemi ne

Folé është një platformë digjitale e dedikuar për projektet arkitekturore, ndërtimore dhe pronat e paluajtshme, e administruar nga:

Kompania: Kompast LLC
Seli juridike: Delaware, SHBA
Adresa e komunikimit: Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]

Ne veprojmë si kontrollues i të dhënave (Data Controller) për çdo informacion personal që ju na ofroni përmes faqes tonë.

2. Të dhënat që mbledhim

Kur përdorni platformën, ne mund të mbledhim disa lloje të dhënash personale:
a) Të dhëna identifikuese

  • Emri dhe mbiemri
  • Adresa e emailit
  • Numri i telefonit
  • ID e përdoruesit ose emri i profilit


b) Të dhëna profesionale / biznesi

  • Emri i kompanisë ose studios
  • Pozicioni i punës
  • Adresa e biznesit
  • Numri i NIPT-it (kur aplikohet)


c) Të dhëna teknike

  • IP adresa, lloji i pajisjes, shfletuesi, gjuha e përdorimit
  • Cookies dhe të dhëna analitike për përmirësimin e performancës së faqes


d) Të dhëna financiare (opsionale)

  • Informacione mbi kërkesat për kredi
  • Vlera e projekteve apo pronave të listuara

3. Si i mbledhim të dhënat

Të dhënat tuaja mblidhen në mënyrat e mëposhtme:

  • Kur regjistroheni në platformë
  • Kur plotësoni një formular (kontakt, kërkesë kredie, listim projekti)
  • Kur komunikoni me ne përmes emailit ose sistemit të mesazheve
  • Në mënyrë automatike, përmes cookies dhe analizave të trafikut

4. Qëllimi i përdorimit të të dhënave

Ne përpunojmë të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:

  • Krijimi dhe administrimi i llogarisë tuaj në Folé
  • Publikimi i projekteve dhe pronave
  • Lidhja me zhvillues, banka dhe investitorë
  • Përpunimi i kërkesave për kredi
  • Përmirësimi i përvojës së përdorimit të faqes
  • Komunikim dhe njoftime mbi projektet, produktet ose përditësimet

5. Baza ligjore e përpunimit

Ne përpunojmë të dhënat tuaja mbi bazën e:

  • Pëlqimit tuaj gjatë regjistrimit ose përdorimit të shërbimeve
  • Kryerjes së një kontrate mes jush dhe Folé
  • Interesit tonë të ligjshëm për të përmirësuar shërbimet tona
  • Detyrimeve ligjore kur kërkohet nga autoritetet përkatëse

6. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt në servera të mbrojtur, për aq kohë sa:

  • ekziston një marrëdhënie aktive me ju (llogari ose projekt aktiv),
  • ose për një periudhë maksimale prej 5 vitesh nga ndërprerja e aktivitetit tuaj në platformë.


Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen ose anonimizohen.

7. Ndarja e të dhënave me palë të treta

Folé nuk shet, nuk shpërndan dhe nuk publikon të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu pa pëlqimin tuaj.

Megjithatë, të dhënat mund të ndahen me:

  • Partnerë financiarë (banka) kur aplikoni për kredi përmes platformës;
  • Zhvillues apo agjenci kur kërkoni informacion për një projekt të caktuar;
  • Furnizues shërbimesh teknologjike (hosting, analiza, siguri) për funksionimin normal të faqes.

Të gjitha palët e treta janë të detyruara të respektojnë standardet tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

8. Të drejtat tuaja si përdorues

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale
  • Kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre
  • Kufizoni përpunimin ose kundërshtoni përdorimin e tyre
  • Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë
  • Kërkoni transferimin e të dhënave në një sistem tjetër

Për çdo kërkesë, mund të na shkruani në: [email protected]

9. Cookies dhe teknologjitë e ngjashme

Ne përdorim cookies për:

  • Analizimin e trafikut dhe performancës së faqes
  • Kujtimin e preferencave tuaja të përdorimit
  • Personalizimin e përmbajtjes

Ju mund të menaxhoni cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj në çdo kohë.

10. Siguria e të dhënave

Ne zbatojmë masa të forta sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar, humbja apo keqpërdorimi.

Këto përfshijnë:

  • Kriptim të komunikimit (SSL/TLS)
  • Serverë të sigurt me kopje rezervë (backup) periodike
  • Kontroll të rregullt të qasjes dhe auditime sigurie

11. Të dhënat e palëve të treta

Platforma mund të përmbajë lidhje me faqe ose shërbime të tjera (p.sh. banka, studio, agjenci).
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për politikat e privatësisë të këtyre faqeve të jashtme.

12. Ndryshime në politikën e privatësisë

Folé mund të përditësojë këtë politikë në çdo kohë për të reflektuar ndryshime ligjore ose teknologjike.

Versioni më i fundit do të jetë gjithmonë i disponueshëm në këtë faqe.

13. Kontakti

Për çdo pyetje, ankesë ose kërkesë lidhur me këtë politikë, kontaktoni: [email protected]

Real Estate

Projects

Products

Companies

Jobs

News

Events

EN

Privacy Policy

Cookies Policy

Terms of Use